Zgjedhjet parlamentare, japin detaje monitoruesit për procesin zgjedhor në Vushtrri

Në shkollën “Mustafë Venhari” të komunës së Vushtrrisë procesi i votimit ka nis me kohë dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi.
Monitorues në terren në kuadër të medieve, Benjamin Kurti tha se deri në këto momente në këtë qendër të votimit gjithçka është duke shkuar sipas planifikimeve.
“Deri tani në shkollën ‘Mustafë Venhari’ në Vushtrri nuk ka pas ndonjë incident sa i përket votimit. Nuk kemi informacione se ka pas ndonjë incident. Numri i votuesve në këtë shkollë është afërisht 1 mijë e 300 votues deri tash.. gjithçka ka shkuar sipas informacioneve që kanë qenë nga zyrtarët të KQZ-së në këtë shkollë që na i kanë dhënë informacionet”, tha ai.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 15:00 kanë votuar 573,694 votues apo 28.70 nga 1 milion e 999 mijë e 204 votues. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, sipas të dhënave nga rreth 91% e vendvotimeve, kishin votuar 28.32% apo 558,246 votues./B.Ibishi/
